Shqiptari shkakton aksident mijëra eurosh, përplas me Ferrari 4 makina të tjera

schedule20:26 - 10 Shtator, 2022

schedule 20:26 - 10 Shtator, 2022

Itali-  Një Ferrari u dëmtua pasi u përplas me katër makina të parkuara përgjatë Viale XXI Aprile në Romë. Makth për drejtuesin e makinës luksoze, një 34-vjeçar shqiptari pasi nga përplasja është shkatërruar pjesa e përparme e majtë, dëme mijëra euro.

Sipas mediave vendase, aksidenti ka ndodhur para syve të kalimtarëve, të cilët janë ndalur për të admiruar makinën e shtrenjtë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, pranë Piazza Bolonjës. Ka qenë ora rreth 16.30 kur shoferi, po drejtonte Ferrarin dhe për arsye të panjohura dhe ende nën hetim, humbi kontrollin e makinës dhe goditi katër makina të parkuara në rrugën numër 22.

Ai nuk mundi të rimarrë kontrollin dhe të ndalojë për të shmangur goditjen, kështu që pjesa e përparme e majtë e makinës u dëmtua, si dhe katër të tjerët. Në vendngjarje për zbardhjen e rastit ndodhen agjentë të policisë lokale të kryeqytetit Roma të Grupit II Sapienza, të cilët kanë kryer kontrollet e nevojshme dhe kanë dëgjuar drejtuesin e Ferrarit. Fatmirësisht nuk ka të lënduar.