Shqiptari shëron migrenën me anë të vathëve: Kam 6 vite që e praktikoj, pacientët janë nga e gjithë bota

schedule09:43 - 11 Tetor, 2024

schedule 09:43 - 11 Tetor, 2024

Xiki është gjilanasi që shëron migrenën me shpime të veshëve. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se ka 6 vite që ka shëruar pacientë nga Kosova, Shqipëria, Europa dhe gjithë bota.

Xiki ka theksuar se ka pasur pacientë dhe fëmijë, të cilën janë shoqëruar nga prindërit dhe e kanë pasur migrenën të trashëguar.

Në momentin që bëjmë shtimin e veshit dhe del gjaku i trashë dhe i keq, edhe kjo tregon që ke vuajtur shumë nga migrena. Ka raste që vijnë me dhimbje të kokës dhe kur i shpoj veshin i ndalet menjëherë.

Migrena unë kam pasur klientë dhe prej moshës 8-vjeçare, kanë ardhur me nënën e vetë dhe është trashëguese. Për shembull, rasti me fëmijë, nuk kanë pasur mundësi të përqendrohen, kanë pasur probleme dhe më pas i janë zgjidhur.

Kjo metodë aplikohet në të gjithë botën, kam pasur klientë që e kanë bërë në Europë, SHBA dhe botë.

Unë kam që 5-6 vitesh që shëroj migrenën dhe kam eksperiencë në këtë fushë. Kam pasur pacientë që m’i dërgojnë mjekët”, rrëfeu ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!