Një i ri shqiptar është qëlluar me thikë mbrëmjen e djeshme në një stacion treni në Firence të Italisë. Autori nuk është zbuluar nga autoritetet italiane. Sipas medieve përtej Adriatikut, 20-vjeçari shqiptar dhe autori kishte filluar debatin përpara hipjes në tren.
Debati verbal agravoi dhe më pas autori e qëlloi me thikë shqiptarin duke shkaktuar panik mes pasagjerëve. I plagosuri është transportuar në spital. Po sipas medieve italiane, shqiptari është jashtë rrezikut për jetën. d.b/abcnews.al