Shqiptari që guxoi të përgenjeshtrojë teoritë shkencore: Çfarë fshihet pas krijimit të piramidave

schedule08:25 - 30 Mars, 2022

schedule 08:25 - 30 Mars, 2022

“Grande Pyramide K 2019” është filmi i prodhuar nga shqiptari Fehmi Krasniqi, për të cilin ka pasur një interes të lartë. Filmi hedh poshtë një sërë teorish dhe nxjerr në pah prova që sipas të cilit, tregojnë se si janë krijuar Piramidat e Egjiptit.

Ai sfidon shkencëtarët dhe studiuesit që përsërisin teoritë e tyre duke shpjeguar se si janë krijuar piramidat. Fehmiu pritet të sjellë dhe një libër, ku do të tregojë historinë e piramidave. “Deri para shumë vitesh ishte teoria që blloqet janë prerë me gurë ose me sharrë bakri dhe janë tërhequr.

Problemi është se ka blloqe gëlqerore shumë të mëdha deri në 300 ton, gjë që është e pamundur. Ka blloqe graniti 70 ton që fizikisht është e pamundur. Blloqet e granitit 70 ton kanë ardhur nga 900 km, si mund ta tërheqin një bllok kaq të madh në kaq shumë kilometra.

Teoria që sjell unë është një që ka hedhur para 20 vitesh një shkencëtar që shpjegon se blloqet janë bërë në formë betoni dhe këtë teori e mora dhe e vulgarizova. E solla si teori e ndërtimit të piramidave dhe e përmirësoj më tepër.  Ka dhe shumë probleme sepse nuk duhet se si është bërë graniti.

Sjell teorinë që blloqet janë bërë në një formë betoni shumë special dhe aty në vend, asgjë nuk është tërhequr dhe prerë. Teoria është se guri gëlqeror është nxehur në temperatura të larta dhe kur “piqet” .

Graniti është e pamundur që të bëhet në formë betoni, unë propozoj se egjiptianët kanë bërë disa lupa me sodium silikati, përzier me gëlqere dhe në këto lupa, përqendrohet rrezja e diellit dhe është shkrirë graniti. Bëhet fjalë për temperaturë 1200 gradë celsius.”, thotë ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!