Shqiptari pjesë e Netflix: Si muskujt “më ndihmuan” të futesha në botën e aktrimit

schedule10:51 - 14 Prill, 2023

schedule 10:51 - 14 Prill, 2023

Leonard Kastrati është instruktori i fitnesit, që po korr një sukses dhe në fushën e aktrimit në Norvegji. Ai ka qenë pjesë e një videoklipi dhe aktualisht dhe e një filmi që do të trasmetohet në Netflix.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Leonardi tregoi se po vazhdon edhe një shkollë për aktrim, pasi e ka marrë shumë seriozisht. Ai ka theksuar se format trupore me muskuj e kanë ndihmuar shumë që të fitojë këto role.

“Isha në Norvegji, ku po bëj dhe shkollën për aktor. Më erdhi një ofertë për të realizuar videoklipin. Është bërë një audicion dhe mua më zgjodhën. Trupi del pak më shumë në klip dhe bie në sy. Unë aktualisht jam duke ndjekur një shkollë për aktrim, më konktretisht për filmat aksion. E kam nisur vitin e kaluar në gusht dhe një vit është shkolla, gati e kam kryer krejt. Unë jam 35-vjeç.

Nga ky filmi më erdhi një ofertë për një tjetër film në Netflix. Kam rolin e një polici, rol pozitiv. Për mua ka qenë një ëndërr. Unë jam marr me fitness dhe e kam pas ëndërr. Prej se kam qenë i ri nuk e kam lënë kurrë.

Nuk më kishte shkuar mendja më herët, po kur më erdhi një shancë për të luajtur në këtë serialin që është për Netflix, aty nisi që të më pëlqente shumë. Edhe ja kam nisur kësaj rruge, ku po mësoj, pasi aktrimi është shumë i vështirë dhe kushton shumë”, u shpreh Leonardi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!