Shqiptari përzgjidhet për rindërtimin e një gjimnazi të shkatërruar në Ukrainë: Kosova është frymëzimi im

schedule08:40 - 3 Qershor, 2024

schedule 08:40 - 3 Qershor, 2024

Arkitekti Lendi Bojniku është shqiptari që kontribuon për rindërtimin e Ukrainës. Ai është shpallur fitues i garës ndërkombëtare për rindërtimin e një gjimnazi të shkatërruar në Kharkiv.

Në një lidhje me Skype nga Torino për ‘ABC e Mëngjesit’, Lendi ka treguar se si u përzgjodh nga profesori për këtë projekt dhe sa kohë i është dashur për ta realizuar.

Lendi ka zbuluar se frymëzim për rindërtimin e shkollës së re në Ukrainë ka qene Kosova dhe lufta që ka ndodhur me Serbinë.

“Sapo të fillojnë kushtet për rindërtim do ta fillojmë. Unë jam vetëm 25 vjeç dhe jam në master. Gjatë studimeve kam tërhequr vëmendjen. Edhe profesori më ka përzgjedhur.

Ne e kemi parë vetëm nëpërmjet fotove shkollën sepse situata nuk është e mundur që ne të shkojmë. Për projektin na është dashur shumë kohë, sepse nuk kam projektuar shkollë dhe as qendër për komunitet më herët. Më është dashur të bëjë një kërkim shkencor dhe kam filluar në muajin dhjetor dhe më pas dorëzimi i projektit është bërë në muajin janar. Gjithçka ka qene e planifikuar, duke marrë parasysh dhe shkollat më moderne në botë, edhe donim të bënim një dizajn të ri të shkollave atje”, u shpreh Lendi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!