Shqiptari niset të vjedhë qendrën sportive, por në fushë luanin… policët

schedule16:40 - 19 Maj, 2019

schedule 16:40 - 19 Maj, 2019

Zgjodhi vendin dhe momentin e gabuar për të vjedhur. Kështu hapen mediat italiane në lidhje me arrestimin e një shqiptari, i cili nisi të grabiste një qendër sportive në një zonë të Milanos.

Por për fatin e keq të tij, në momentin që ai nisi të kryejë vjedhjen, duke luajtur në fushën e lojës ishin karabinierët.  Siç shkruajnë mediat, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes së 16 Majit. Autori është një 33-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Rreth orës 21:00, ai hyri në qendrën sportive “Ardor” dhe iu drejtua dhomave të zhveshjes, ku tentoi t’i hapte me një kaçavide. Por ajo që nuk dinte shqiptari, ishte se përballë tij, në fushën e futbollit po luhej një ndeshje mes policësh, të cilët e pikasën.

Të veshur me tuta sportive, ata e kapën në befasi shqiptarin, i cili mësohet se tentoi të arratisej, por më kot. 33-vjeçari u vu në pranga dhe akuzohet për tentativë vjedhjeje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!