Shqiptari në Itali shpallet “hero”, ndërhyri dhe shpëtoi kalimtarin nga grabitja

schedule11:23 - 13 Dhjetor, 2023

schedule 11:23 - 13 Dhjetor, 2023

ITALI– Shqiptari nga qyteti i Shijakut, Dorian Llaftiu, ka pushtuar gazetat italiane me aktin e tij heroik. Ai ka ndihmuar një kalimtar, i cili rrezikonte të binte pre e dhunës dhe grabitjes nga një emigrant i huaj në qytetin Piombino. Akti i tij u përshëndet nga qytetarët italianë, por nuk mbeti me kaq. Ai u prit edhe nga kryetari i Bashkisë, i cili e falënderoi publikisht, dhe kjo tërhoqi vëmendjen e mediave të qytetit.

“Është e vërtetë që edhe tek qyteti ku banoj unë, ka ndodhur shumë raste që kanë grabitur disa persona, të moshuar, gra, invalidë dhe ka ndodhur episode të këqija dhe qyteti ishte i terrorizuar. Dëgjoja për këto episode se shkruanin gazetat.  Një natë mbarova stërvitjen këtu dhe isha para palestrës dhe po prisja gruan për të shkuar në shtëpi, edhe pashë, ishte i huaj, jo shqiptar, që po grabiste invalidin, që mezi ecte, kishte një thikë në dorë dhe i thoshte: Më jep lekët, më jep portofolin”. M’u dhimbs shumë, kisha dhe frikë se kishte edhe armë në dorë. Unë kisha çantën e stërvitjes”, u shpreh ai.

Ai ka qenë më parë kampion në sportin e xhudos, ndërsa në intervistë për “ABC e Mëngjesit” tha se aktualisht punon në ndërtim dhe ka kompaninë e tij në shtetin fqinj.

“Pas disa ditës e kanë arrestuar më në fund autorin. Tani është ushtria në qytetin Piombinos. Thirrën edhe ushtrinë, sepse nuk ishte vetëm ky, por ishin edhe episode të tjera. Ishte me ngjyrë. Ato po bëjnë shumë trazira dhe ky është fakt, kam 27 vjet që jetoj në Itali. Kam firmën time, por punoj së bashku me një ortak shqiptar”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!