Shqiptari me podcastin e famshëm në SHBA: E krijova kur daja im u nda nga jeta, humba gjithçka

schedule08:37 - 4 Qershor, 2024

schedule 08:37 - 4 Qershor, 2024

Bekim Tafilaj është shqiptari i famshëm në SHBA, pasi përmes podcastit të tij “The Bek Lover Podcast” promovon bukuritë shqiptare. Ai madje ka ftuar dhe shumë artistë, të cilët i ka bërë dhe miq si Dj Regards, Enisa, Bebe Rexha, Rita Ora dhe Ava Max.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Bekimi ka treguar se si i lindi ideja për të krijuar këtë podcast.

“Unë kam lindur në Teksas. Unë kam qene shumë afër me vëllain e nënës dhe të tëra jetët ai më ka drejtuar shumë në jetë. Ka pasur një diskotekë në New York dhe ftonte shumë këngëtarë. Edhe kështu unë kam krijuar miqësi prej vitesh, Robert Berishën e kam shumë shok, Sinan Vllasaliun dhe Dj Regards që është shumë i njohur tani.

Daja im e ka humbur jetën në aksident dhe ka qene shumë e vështirë për mua. Kam humbur gjithçka kur humba atë. Me dhimbjen që ndjeja, kam vendosur të rikthehem dhe të ndihmojë njerëz të rikthehen pas dhimbjes. Prandaj vendosa të krijoja një podcast”.

Më tej, ai ka zbuluar se ka studiuar për financë dhe ka parë nga afër ngjarjen e 11 shtatorit në SHBA.

“Unë kam studiuar financë dhe kam qenë afër kur ndodhi ngjarja e 11 shtatorit. Ka qene ditë e bukur jashtë, akoma verore dhe unë kam qene duke shkuar te universiteti. Ka qene heret në mëngjes, kur janë hapur dyert e trenit dhe degjoj njerëz duke bërtitur”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!