Shqiptari kapet me 500 litra raki në portin e Barit

schedule11:41 - 29 Janar, 2021

schedule 11:41 - 29 Janar, 2021

Autoritetet italiane kanë kapur 500 litra raki shqiptare në portin e Barit gjatë ditës së djeshme. Mediat italiane bëjnë me dije se sasia e madhe e rakisë u kap gjatë një kontrolli rutinë nga Guardia di Finanza dhe autoritetet e portit gjatë momentit kur një autobus po zbriste nga trageti.

Gjatë kontrolleve ata kanë konstatuar 85 bidona plastike në një ndarje të fshehtë në brendësi të autobusit, raporton abcnews.al.

Rakia nuk kishte asnjë dokumentacion shoqërues dhe autoritetet italiane e gjobitën shoferin e autobusit si edhe sekuestruan sasinë e madhe të rakisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!