Shqiptari i vdekur në burgun e Serbisë, kishte në gjoks tatuazhin e Adem Jasharit dhe emblemën e UÇK-së

schedule08:42 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 08:42 - 6 Dhjetor, 2022

6 ditë më parë, më 30 nëntor, në mediat norvegjeze është raportuar për vdekjen e një shtetasi norvegjez në Serbi. Pak informacione janë dhënë nga Ministria e Jashtme e Norvegjisë, mirëpo dyshimet janë se bëhet fjalë për një kosovar nga Peja, të quajtur Artan Zymberi.

Axha i të ndjerit, Nexhat Zymberi tregoi se e gjithë ngjarja kishte filluar, një vit më parë, kur Artan Zymberaj ishte arrestuar nga policia, për posedim të disa tabletave, që sipas Zymberajt ato tableta kishin qenë të jashtëligjshme.

Zymberajt i ishte caktuar masa e burgimit për 3 vite, por që sipas tij, ai do të transferohej në Norvegji pas muajit dhjetor.

I ndjeri ishte në këtë burg tash e një vit, por që sipas Nexhatit, brenda këtij viti asnjëherë nuk kishin pasur kontakt me Artanin, e as nuk ishin takuar pasi që gjithmonë arsyetimi i burgut kur kanë kontaktuar familjarët për të pyetur për Artanin kanë qenë: “ja djali nuk po do me folë, ja nuk është aty, ja është në ushtrime.”

I gjithë dyshimi i tyre për vdekjen e Artanit është sepse ai kishte tatu; “Adem Jasharin në gjoks, Skëndërbeun në tjetrën anë, shqiponjën, dhe ka pasur edhe emblemen e UÇK’së.”

Sipas mediumit norvegjezvg.no, Ministria e Jashtme e Norvegjisë ka qenë në dijeni që një shtetas norvegjez ka vdekur në Serbi.

Kështu i kishte thënë mediumit këshilltari i lartë i ministrisë, Lars Gjemble.

Përveç ndarjes së informacionit se janë informuar të afërmit e tij, Ministria e Jashtme nuk ka mundur të jap më shumë detaje, raporton Gazeta Express.

Sonte, familja Zymberi nga qyteti i Pejës, por me vendbanim në Norvegji, ka bërë të ditur se djali i tyre, Artan Zymberi ka vdekur në burgun serb, më saktësisht në (Sremska Mitrovica).

Sipas dyshimeve të familjes, Artani është vrarë në këtë burg, vetëm sepse kishte tatuazhe në gjoks figurën e Adem Jasharin, emblemën e UÇK’së, dhe Skënderbeun.

Vdekjen e Artan Zymberit, e ka konfirmuar vet babai i të ndjerit në një prononcim për Periskopin, i cili ka thënë se “po është i vërtetë lajmi, tani jemi në Kosovë, jemi duke shkuar për në Beograd për të marrur kufomën, dhe për të shkuar në Norvegji”.

Deklarata e Nexhat Zymberajt:

Na sipas informatave të prifitit që na ka tregu, na ka jep lajmin që djali ka vdekur në burgun Mitrovicës Sremit. (Sremska Mitrovica) Prifti norvegjez, se këtu në Novergji prifit zakonisht i jep informatën që ka ndërruar jetë. Sigurisht përmes konsulatës ka ardh ky informacion, unë nuk kam qenë aty ku ka ardhur ky informacion.

Çka po di unë, e kanë nxonë me do tableta, hapa, nuk e di as vet me çfarë hapa dhe u burgos atje. Dhe madje e kanë dënu 3 vjet. Ai ka nejt që 1 vit e diçka, ai ka pas mu transferu në shtetin norvegjez, sepse ai shtetas norvegjez dhe kështu mas vitit të ri ka pasë që ky ka mu transferu në Norvegji me kry burgun, tha ai për Periskopin.

Ka qenë në burgun Sremska Mitrovica. Është burg i serbëve. Unë kam këqyrë gjithkah nëpër informata, kjo ngjarje ka pas ndodhur para 1 jave, ku kish pas ndodhur një zjarrë aty, kurse 4 gardianë janë lëndu edhe dy të burgosur janë dërguar në Novi Pazar duke u shëruar. Ku nuk e dimë a ka mundur të ketë qenë edhe ky pjesë e kësaj ngjarje.

Që 1 vit as kontakt, ja djali nuk po do me folë ja nuk është aty ja është në ushtrime. Që 1 vjet nuk kemi pasur kurrëfarë kontakti.

Na po dyshojmë se ky ka pasur, tatu, Adem Jasharin në gjoks, Skëndërbeun në tjetrën anë, shqiponjën, ka pasur edhe emblemen e UÇK’së. Ky nuk e ka ditur as gjuhën serbe se ai u lind e rritur në Norvegji. Kanë dyshime se serbët gjithçka bojnë./Express/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!