Shqiptari i infektuar me variantin e ri të Covid, hap telashe për autoritetet në Belgjikë e Slloveni

schedule15:04 - 27 Janar, 2021

schedule 15:04 - 27 Janar, 2021

Shqiptari nga Kosova i infektuar me variantin e ri të koronavirusit është kthyer në telash për autoritetet në Belgjikë.

Meidat bëjnë me dije se kosovari me qëndrim të përkohshëm në Slloveni është personi i parë që është diagnostifikuar me variantin e ri anglez të koronavirusit në Belgjikë, ku ai po punon përkohësisht. Organizatat belge fillimisht i lëshuan atij një certifikatë të një testi negativ, dhe një ditë më vonë iu tha se kishte ndodhur një gabim.

Në mes të janarit, kosovari udhëtoi përmes Sllovenisë nga Kosova në Belgjikë, ku po punon përkohësisht. Atje ai u dërgua për testim, pas së cilit iu lëshuan dy certifikata nga organizata kompetente belge.

Certifikata e parë shprehej se testi ishte negativ. Një ditë më vonë, u lëshua një certifikatë e re ku thuhej se e mëparshmja ishte gabim dhe se nga testimi kishte dalë pozitiv. Të dy certifikatat janë lëshuar nga e njëjta organizatë dhe janë origjinale. Për atë se në çfarë mënyre janë lëshuar ato dhe nëse kosovari ishte informuar për certifikatën e dytë, policia është ende duke hetuar.

Ndër të tjera bëhet me dije se ai me 23 janar, ishte kthyer në Kosovë përmes Sllovenisë. Policët e qytetit të Kranjës e gjetën atë, kur ai ishte duke pritur për transport të mëtejshëm gjatë tranzitit.

Deri më tani, nuk është vërtetuar se kosovari kishte kontakt me ndokënd pasi një rast i ri me këtë variant të koronavirusit pozitiv u regjistrua në Slloveni, por policia menjëherë u dha autoriteteve italiane të sigurisë informacione për shoferin me të cilin ai mbërriti në Slloveni. Pas kërkimit, shtetasi i Kosovës, i cili ka statusin e një të huaji në Slloveni, u vendos menjëherë në karantinë.

Mbledhja e të dhënave po vazhdon ende dhe çdo veprim i mëtejshëm do të merret nëse identifikohen rrethana të tjera në këtë çështje./abcnews.al