Shqiptari i bërë “tapë” terrorizon pronarin dhe klientët në një lokal në Itali

schedule20:39 - 16 Janar, 2023

schedule 20:39 - 16 Janar, 2023

Një ngjarje e aspak e zakonshme është regjistruar në Itali natën e shtunë, brenda ambienteve të një lokali.

Një 50-vjeçar shqiptar i cili ishte bërë “tapë” sulmoi pronarin e lokalit dhe ofendoi klientët e pranishëm të cilët u tmerruan.

Sipas mediave italiane në përpjekje për t’u largua ai rrëshqiti dhe mori disa dëmtime në fytyrë, por kjo nuk e ndaloi që të dilte në rrugë dhe të bërtiste.

Në një moment oficerët e policisë kanë ndërhyrë, por shqiptari është nervozuar, duke marrë një qëndrim agresiv dhe të egër.

Më pak vështirësi efektivët kanë arritur t’i vendosin prangat dhe e kanë futur në makinë, por edhe gjatë rrugës 50-vjeçari  ka goditur me shkelma xhamin e makinës.

Në fillim ai nuk pranoi të jepte emrin dhe ishte pa letra, po ashtu nuk kishte një banesë fikse.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!