Një djalë i ri me origjinë shqiptare është gjetur i vdekur brenda në makinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Itali.
Sipas mediave italiane, automjeti tip “Volkswagen Polo” i shqiptarit ishte i ndaluar në anë të rrugës në aksin Casarano-Ugento. Viktima është një 27-vjeçar, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë i ditur. Ka qenë një kalimtar që sinjalizoi policinë për mjetin e ndaluar.
Në momentin që autoritetet shkuan në vendngjarje, konstatuan trupin e pajetë të shqiptarit, i cili ishte vrarë nga një plagë e shkaktuar nga armë zjarri. Policia italiane nuk ka saktësuar nëse bëhet fjalë për vrasje apo për vetëvrasje.
Hetimet janë ende në zhvillim dhe shkaku i saktë pritet të përcaktohet orët në vijim. Po kështu, rrethana të tjera të ngjarjes janë të paqarta. Pritet rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore. /tvklan.al