Shqiptari donte të surprizonte të dashurën, “zjarri’ i dashurisë i djeg shtëpinë

schedule12:00 - 7 Gusht, 2020

schedule 12:00 - 7 Gusht, 2020

Albert Ndreu kaloi dy javë duke menduar propozimin e tij pasi bleu një unazë për të dashurën, Valerija Madevic. 26-vjeçari me origjinë shqiptare që jeton prej kohësh në Britani, kishte vendosur të befasonte të dashurën e tij në mënyrën më romantike të mundshme, duke mbushur shtëpinë me qirinj dhe me tollumbace.

Sipas mediave të huaja, Ndreu ndezi qirinjtë dhe doli për të marrë të dashurën, por në kthim ata janë përballur me një situatë jo të këndshme, pasi shtëpia ishte përfshirë nga flakët. Megjithatë, 26-vjeçari nuk e humbi veçantinë e momentit duke i propozuar 22-vjeçares në apartamentin e djegur, ku dhe ka marrë përgjigjen “Po”, shkruan abcnews.al.

Unë po planifikoja propozimin për më shumë se dy javë, po përpiqesha të bëja gjënë e duhur për të shënuar këtë moment të veçantë. Valeria gjithmonë thotë se më e rëndësishme janë gjestet e vogla, por kam dashur të bëja një propozim të veçantë. Bleva gjënë më të rëndësishme që ishte unaza, dhe thjesht duhet të sigurohesha që dita të ishte e përsosur.”, tha Ndreu. /abcnews.al/