Shqiptari dhunon bashkëshorten ruse në Greqi, dëshmia e 28-vjeçares: E kam falur më parë, tha se do të ndryshonte

schedule17:46 - 7 Shtator, 2022

schedule 17:46 - 7 Shtator, 2022

Një 28-vjeçare me origjinë ruse ka qenë viktimë e dhunës nga bashkëshorti i saj shqiptar në Selanik. E reja ka treguar se bashkëshorti 38-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj saj prej 11 vjetësh, teksa kanë edhe 4 fëmijë së bashku.

Episodi i fundit ka ndodhur pasditen e djeshme kur sipas denoncimit të gruas, bashkëshorti i saj, pas një debati, e ka goditur në bark dhe e ka kërcënuar me thikë, sipas mediave greke.

38-vjeçari u referua për gjykim në Gjykatën e Kundërvajtjeve dhe u dënua me 1 vit e 9 muaj burg në total për tentativë lëndimi trupor, fyerje dhe kanosje. Gjykata vendosi që i akuzuari duhet të vuajë dy muajt e parë të dënimit (duke pezulluar pjesën tjetër të tij) dhe i dha një efekt pezullues ankesës – me kusht që ai të paraqitet një herë në muaj në komisariatin e zonës së tij ​vendbanimi. Në këto rrethana, 38-vjeçari me origjinë nga Shqipëria ka bërë apel dhe është lënë i lirë.

“Ai është patologjikisht xheloz për mua. Që prej 17 vitesh që jemi bashkë, jam dhunuar. Kam kontaktuar vazhdimisht me policinë, kam bërë padi dhe ndalime. Jam pritur tre herë në një strukturë për gratë e dhunuara”, tha 28-vjeçarja me origjinë nga Rusia, në dëshminë e saj.

“Por unë ia kam falur herët e mëparshme. Ai tha se do të ndryshojë”,  vazhdoi ajo .

Shqiptari i mohoi akuzat, duke theksuar se ai është një “njeri i denjë”.

“Nuk e kam goditur. Punoj dy punë për të mbijetuar. Më kërcënon vazhdimisht me fëmijët se e di sa shumë i dua. Çdo vit thërret policinë”, tha ndër të tjera ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!