Një 33-vjeçar shqiptar në Itali është dëbuar nga autoritetet italiane për shkak se dyshohej si person me prirje radiale. Shaban Caca, i cili prej 14 vitesh jetonte në Padova, kishte bërë në Facebook postime kundër Krishtlindjes, komente mbi sulmet në Francë dhe mbështeste radikalët.
Më 20 Dhjetor, autoritetet italiane kishin bastisur shtëpinë e tij dhe më pas 33-vjeçarin e kishin nisur me një fluturim direkt për në Tiranë. Lajmi është bëri i ditur sot nga mediat italiane. Autoritetet e shtetit fqinj i kanë ndaluar Shaban Cacës hyrjen me 10 vite në Itali.
Për këtë rast ka reaguar edhe ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, i cili ka përgëzuar autoritetet e Padovas. “Falenderoj forcat e policisë. Nuk ka vend për ata që duan të sjellin luftën në shtëpinë tonë”.
Nga ana tjetër, ka reaguar edhe vet Shaban Caca. “Unë jam mysliman, shkoj në xhami. Kurrë nuk kam patur probleme me drejtësinë. Asnjëherë nuk kam promovuar asgjë anti-Perëndimore. Më keqtrajtuan dhe më shkatërruan jetën. Dua të kthehem në Padova”, ka thënë 33-vjeçari i cili është kthyer në Kavajë, vendlindjen e tij.
Autoritetet italiane e kanë konsideruar Shaban Cacën si person radikal dhe morën masa duke e dëbuar nga vendi. /tvklan.al