Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit , Taulant Balla në një deklaratë për mediat u shpreh se në këto zgjedhje PS në Elbasan ka një rezultat historik.
Balla deklaroi se, në kutitë e votimit, PS ka siguruar vota të mjaftueshmja për të marrë më shumë se 9 mandate.
“Në qarkun Elbasan, rezultatin më të lartë historik të marrë nga PS në 30 vite. Jam shumë i sigurt që në kutitë e votimit, PS ka përtej 90,000 vota që do të na mundësonin që të kishim të kishim të sigurt mandatin e 9.”
Sipas Ballës, rritja e numrit të votuesve këto zgjedhje i atribuohet mundësisë për të zgjedhur edhe kandidatë, përveç partisë.
“Ajo që ka sjellë rritje të pjesëmarrësve, është se ne u dhamë mundësi që të votojnë jo vetëm për parti por edhe për kandidat. Lista jonë ishte shumë përfaqësuese, ishte në tërësi bio, pa asnjë prurje jashtë Elbasanit.” sb/abcnews.al/
https://youtu.be/ACId3D5I4VY