Nga Ema Shazivari
Ulja e rasteve me Covid të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë, ka bërë që qytetarët në lëvizin në rrugë pa maskë. Edhe pse Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk është shprehur ende për heqjen e saj, qytetarët thonë se mbajtja e maskës në vende të hapura është e panevojshme.
Teksa pyeten se përse nuk e mbajnë maskën, një pjesë e qytetarëve japin argumente të ndryshme.
“Unë e kam bërë atë vaksinën,” thotë njëri. “Unë e kam kaluar Covid-in, megjithatë duhet ta mbash,” shprehet një tjetër.
Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi se që nga data 15 Tetor 2020 që mbajtja e maskës të ishte e detyrueshme, si në ambiente e të mbyllura dhe në ato të hapura.
Çdo qytetar do të konstatohej pa maskë, do të gjobitej me 3 mijë lekë të reja. E në rast përsëritje, gjoba shkonte në 5 mijë lekë. Por prej muajsh, policia nuk ka gjobitur asnjë qytetar. /abcnews.al