Nga Erblina Mile
Shpenzimet për shportën ushqimore zënë peshën kryesore në të ardhurat e familjeve shqiptare. INSTAT ka publikuar anketën e buxhetit të familjeve për 2019 ku vihet re se shuma që nevojitet për blerjen e ushqimeve është 41 % të totalit të ardhurave ose rreth 340 mijë lekë për një familje me 3.7 anëtarë për një muaj.
Ky zë ka pësuar një ulje të lehtë por përsëri mban peshën kryesore në totalin e shpenzimeve. Por çfarë produktesh ushqimore janë kryesore në tryezat e familjeve shqiptare dhe çfarë është me kushtueshme “mish dhe nënprodukte” me 20,7 %, “perimet” me 18,1 %, “qumësht me nënproduktet e tij dhe vezë” me 14,4 %, ndjekur nga “frutat”.
Pas ushqimeve përsa i përket shpenzimeve rezultojnë të jenë pagesa e detyrimeve për energji elektrike,ujë dhe qira nëngrup për të cilën paguhet rreth 83 mijë lekë. Shpenzimet mesatare mujore për konsum për një familje të përbërë mesatarisht nga 3,7 persona, janë 82.235 lekë.
Dibra ,Elbasani dhe Kukësi rezultojnë të jenë qarqet më të varfëra në Shqipëri. Tirana rezulton se ka të ardhurat më të larta në rang vendi dhe po ashtu edhe shpenzimet e ndjekur nga Korça,Fieri dhe Durrësi. Nëse e krahasojmë me vitin 2018, Durrësi një nga zonat më të prekura nga tërmeti ka pasur një ulje të nivelit të jetesës duke ia lënë vendin Korçës.
Shqetësues mbetet fakti që shpenzimet gjatë vitit të kaluar janë rritur me 5,6% ose rreth 4300 lekë në muaj, ndërsa të ardhurat e familjeve kanë mbetur në të njëjtin nivel. Rritja më e madhe e shpenzimeve të një familje gjatë 2019 vihet re në zërin e argëtimit, me mbi 50%, si dhe në veshje apo pije alkoolike dhe duhan. /abcnews.al