Sulmuesi i Lokomotivës së Zagrebit, Indrit Tuci, ka shënuar golin e parë këtë sezon në kampionat. Shqiptari i talentuar u aktivizua në minutën e 84-ët në takimin kundër Istra, por iu deshën vetëm 6 minuta për të shënuar.
Në minutën 90+2′, 19-vjeçari shënon golin e dytë për Lokomotivën, duke i siguruar fitoren 0-2 në transfertë. Ky ishte goli i parë këtë sezon në kampionat për Tucin, i cili ka një të ardhme të ndritur përpara.
Për Lokomotivën, në fushë ishin dhe shqiptarët e tjetër. Uzuni, Mersinaj dhe Çokaj luajtën 90 minuta, ndërsa Kastrati u zëvendësua në minutën e 64-ët. Këto tri pikë e çojnë Lokomitvën në kuotën e 19 pikëve, në vend të pestë./abcnews.al