Shqiptarët “shfrytezojnë” hapjen e kufijve për t’u larguar nga vendi, rriten azilkërkuesit në qershor

schedule15:29 - 17 Gusht, 2020

schedule 15:29 - 17 Gusht, 2020

Hapja e kufijve  ka rritur numrin e shqiptarëve që kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Europian.

Zyra Europiane e azilantëve ka publikuar të dhënat për muajin qershor ku rezulton një rritje e ndjeshme me gati trefish  e qytetarëve shqiptare që kërkojnë azil  në krahasim me muajin prill-maj periudhë gjatë së cilës kufijtë kanë qenë të mbyllur. Në qershor  janë regjistruar 334 kërkesa për azil nga 90 ishin në maj.

Por pavarësisht këtyre shifrave nëse e krahasojmë me periudhën para pandemisë kërkesat për azil janë ulur ndjeshëm pasi në  janar-shkurt  2020 janë regjistruar mbi 1 mijë të tilla.

Shqipëria rezulton të jetë një ndër vendet me numrin më të lartë të azilkërkuesve në Ballkan edhe gjatë periudhës së pandemisë. Kosova rendit pas vendit tonë me 185 aplikime e ndjekur nga Serbia me 134,Bosnje-Hercegovina me 97 dhe Maqedonia e Veriut vetëm 44 të tilla.

Zyra europiane e azilantëve konstaton se kërkesat nga shtete si Shqipëria, Kosova dhe Serbia janë aplikime të përsëritura. Sirianët janë shtetasit që kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE gjatë muajit qershor të ndjekur nga afganët dhe venezuelianët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!