Mediat britanike gjithnjë e më shumë po i përshkruajnë shqiptarët si një rrezik i madhe për vendin e tyre. Sipas medias Express.co.uk, e cila ka kryer një kërkim ku ka zbuluar se në disa raste shqiptarët e dëportuar nga vendi i tyre kanë shkuar sërish në Britani. Ata akuzoheshin nga autoritetet e vendit si kriminelë të përfshirë në shitjen e drogës. Sipas medias britanike ata kanë hyrë sërish në vendin e tyre brenda vitit nga monenti i deportimit.
Një zyrtar ka komentuar me ironi ku shpreson të mos kthehet më në Britani Alek Dauti, 31 vjeç, kryetar i një rrjeti që kontrabonte ilagalisht njerëz nga Belgjika për në Angli. Ai u ekstradua në Belgjikë të premten për të shërbyer një dënim me 10 vjet burg, të dhënë në mungesë ndaj tij në muajin Dhjetor nga një gjykatë belge.
Policia në Blackpool tha javën e kaluar se dy shqiptarë janë dëbuar dhe një tjetër është në arrati, pasi kujdeseshin për një fabrikë kanabis në qytet.
Një tjetër shqiptar Esmerald Cuni, 25 vjeç, u dënua për përdorimin e dokumenteve të rreme. Në vitin 2015 Cuni kishte hyrë për herë të parë ilegalisht në Britani të Madhe, por ai ishte rikthyer sërish dhe ishte kapur nën posedimin e një dokumenti të falsifikuar grek dhe është burgosur me një vit burg.
Deputeti i Tory Philip Hollobone tha: “Kontrollet e tanishme kufitare janë dukshëm joadekuate në parandalimin e krimit shqiptar në rrugët tona. Ndërsa masat që janë marrë nuk janë efektive”.
Një pjesë e madhe e të deportuarve janë në gjendje të kthehen në Britani të Madhe pasi janë pjesë e bandave të drogës. Agjencia Kombëtare e Krimit ka paralajmëruar se mafia shqiptare është duke marrë kontrollin e tregtisë së kokainës, për shkak të lidhjeve të drejtpërdrejta që ka me kartelet kolumbiane.
Një tregtar shqiptar i drogës u deportua tri herë, por arriti të hynte për herë të katërt kur u gjet me 1 kg kokainë me vlerë 26,000 paund dhe 14,000 paund në shtëpinë e tij në Weedon, Northamptonshire.
Baksim Bushati, 42 vjeç, u deportua tri herë ndërmjet viteve 2005 dhe 2013, por kthehej sërish në Britani të Madhe. Ai u burgos me shtatë vjet në vitin 2014 dhe pas përfundimit të dënimit do të dëbohet. Gjykatësi Richard Bray i cili e dënoi atë i përshkroi kufijtë britanikë si një “sitë rrjedhëse”.
Çlirim Malecaj, 32 vjeç, u burgos me gjashtë vjet në vitin 2015 si pjesë e një bande prej 20 shqiptarësh që përmbytën Mançesterin me kokainë. Gjykata dëgjoi se ai ishte burgosur më parë për një vepër të ngjashme.
Luis Gjergji, 34 vjeç, u arrestua nga NCA në Dunstable, Bedfordshire, me 2 kg kokainë dhe 42.200 dollarë në para të gatshme.
Gjykata e Luton tha se ishte vepra e tij e dytë, pasi në vitin 2010 ai u burgos me gjashtë vjet duke u përpjekur të shite heroinë në Dover. Ai u deportua më vonë, por u kthye. Në nëntor 2014 ai u burgos për herë të dytë me 13 vjet.
Dorian Puka, 24 vjeç, ishte kthyer në Britani të Madhe brenda pak vitesh. Vitin e kaluar ai u burgos nga Gjukata e Kingston me tre vjet e gjysmë pasi kishte pranuar dy akuza për vjedhje.
Gjykata dëgjoi se në vitin 2016 ai u burgos me nëntë muaj në lidhje me një vjedhje të tentuar në gusht 2015. Pas dhënies së dënimit ai u deportua në Nëntor të vitit 2016. Por brenda një viti ai ishte kthyer në Greenford.
Më 16 Nëntor 2017, ai u gjet nga policia në Surbiton duke mbajtur një orë që e kishte vjedhur atë ditë. Ai u akuzua me vonë edhe për dy vjedhje të tjera dhe u dënua me tre vjet e gjysmë dhe pas përfundimit të dënimit pritet të dëbohet.
Vehbi Shira u dëbua së pari në Shqipëri pasi u gjet duke punuar në një lavazh makinash. Ai ishte 15-vjeç kur u dëbua dhe prej dy vitesh punonte Croydon. Ai u deportua dy herë në 2016, por ishte në gjendje të kthehej dhe kap në një makinë që kishte marrë më qindra, ku brenda saj kishte disa kilogram kokainë si dhe posedonte dokumente të rreme portugeze.
Ai pranoi se kishte drogë dhe një dokument të rremë në gjykatën Kingston në Nëntor të vitit 2017. Ai u dënua me tre vjet e 10 muaj burg dhe pas përfundimit të dënimit pritet të dëbohet.
Zëdhënësi i Zyrës së Shtëpisë së Bamirësisë tha: “Ballkani Perëndimor është një rajon ku po përqendrohemi më shumë, duke punuar me qeveritë për të rritur bashkëpunimin për të trajtuar kërcënimet e përbashkëta. Shtetasit e huaj që kryejnë krime nuk duhet të tolerohen nga ne. Ne kemi larguar rreth 45,800 kriminelë që nga viti 2010. Zyrtarët e Forcave Kufitare janë trajnuar rigorozisht për të zbuluar dokumente mashtruese “.
Një zëdhënëse e NCA tha: “Grupet kriminale shqiptare kanë krijuar një profil të lartë brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe kanë qasje të konsiderueshme në tregun e trafikimit të drogës në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht kokainës. Ata po e zgjerojnë ndikimin e tyre. Londra është qendra e tyre primare, por ata janë të vendosur në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Grupet shqiptare të krimit të organizuar duket se janë të mirë organizuar dhe kanë lidhje me grupe të tjera, grupe nga Ballkani Perëndimor “./abcnews.al