Edhe pse sot vjen në Shqipëri për një ditë të shënuar, për Pavarësinë e Shqipërisë, Dua Lipa është pyetur për situatën me emigrantët shqiptarë që po kthehen në problem në Britaninë e Madhe por edhe në vende të tjera.
Dua Lipa e ka cilësuar si një fatkeqësi të madhe mënyrën se si shihen emigrantët në sytë e politikanëve.
Dua theksoi se është e nevojshme që të pranohemi si rezidentë të çdo vendi ku jetojmë.
“Një fatkeqësi e madhe si shihemi ne në sytë e politikanëve të tjerë, janë fjalë të pakëndueshme, mendoj që kemi nevojë me luftuar ksenofobinë në botë, është e nevojshme, ne duhet ta ndryshojmë stigmën që kanë njerëzit ndaj shqiptarëve, kjo është ajo që mund të bëjmë. Kemi nevojë të pranohemi si rezidentë të çdo vendi ku jetojmë”, tha Dua.
/abcnews.al/