Shqiptarët po varfërohen, ekspertët: Pagat në të njëjtin nivel, çmimet e ushqimeve në rritje

schedule15:33 - 5 Tetor, 2021

schedule 15:33 - 5 Tetor, 2021

Familjet shqiptare punojnë për të mbijetuar. Shpenzimet që shkojnë për ushqimet e shportës kanë pësuar rritje çdo vit duke kapur nivelin e 41,6% në 2020.

Eksperti Klodian Muço thekson se rritja e çmimeve e kryesisht ato të shportës do të vijojnë të kenë rritje edhe gjatë vitit të ardhshëm duke i varfëruar edhe më shumë shqiptarët.

“Shqiptarët pjesën dërrmuese të tyre e çojnë për konsum. Ne jemi të varfër në thonjëza. Një rritje e këtyre çmimeve nënkupton që shqiptarët po varfërohen gjithnjë e më tepër.”

Eksperti Eduarad Gjokutaj thekson se të ardhurat e familjeve shqiptare janë aq të ulëta saqë në pjesën më të madhe mjaftojnë vetëm për t’u ushqyer e për të kryer pagesat bazë të detyrueshme, si ujë, drita .

Shqipëria ka nivelin më të lartë të shpenzimeve për shportën ushqimore në krahasim me vendet evropiane dhe të rajonit Për shkak të pandemisë gjatë vitit që lamë pas qytetarët janë detyruar të shpenzojnë  më tepër edhe për shëndetin për blerjen e ilaçeve  e sidomos të vitaminave. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!