9.3 milionë pagesa jane kryer nga qytetarët gjatë vitit 2024 nga telefoni ose kompjuteri.Banka e Shqipërisë ka publikuar statistikat që tregojnë se ne vitet e fundit ka pasur një disa- fishim të përdorimit të kësaj mënyre pagese ndërsa në krahasim me një vit më parë rezulton se janë kryer mbi 2 milionë pagesa më shumë.
Në vlerë janë rreth 2.4 miliardë lekë nga 282 mijë që ishin një dekadë më parë.
Shqiptarët kanë evituar tashmë sportelet dhe po përdorin në masë “Home banking”e cila i referohet kryerjes së transaksioneve nga shtëpia përmes aplikacioneve të bankave.
Sipas bankës së Shqipërisë rezulton se aplikacionet janë përdorur për të kryer transferta parash, paguar taksat, faturat e energjisë elektrike, ujit, të telefonit, gjobat e policisë, pagesat e kartës së kreditit dhe të tjera, pa qenë nevoja e paraqitjes në degët fizike .
Sipas Bankës së Shqipërisë kjo konfirmon që tashmë qytetarët po përdorin aplikacionin jo vetëm për shërbimet bazike të informimit mbi llogarinë, por edhe për kryerjen e pagesave online.
Ndikim kryesor në në rritjen e përdorimit të “home banking”, vlerësohet të ketë zhvillimi i infrastrukturës, si edhe përhapja e mundësive për të aksesuar internetin nëpërmjet aplikacioneve të vetë bankave të aksesueshme nëpërmjet telefonave celularë./abcnews.al