Historia e familjes Lluka preku mijëra shqiptarë. E në mesin e vuajtjeve, shumë prekës ishte rrëfimi i Sheidit, 16 vjeçari i cili që prej kohës kur nëna ra në koma, kujdeset për dy vëllezërit më të vegjël.
Nëna në koma prej 219 ditësh, lotët e djalit: I lutem Zotit çdo ditë, që mami të kthehet tek ne
Sheidi na tregoi se falej çdo ditë për nënën e se në këtë muaj të bekuar të Ramazanit, agjëronte. Elvisi e priti 16 vjeçarin për iftar e për të biseduar mbi sprovën e rëndë që ka prekur familjen e tij. Elvisi i tregon Sheidit se çdokush nga ne sprovohet në këtë jetë e se pas sprovës, do të vijë lehtësimi nga Zoti larg.
Elvisi: Zoti na e pranoftë e që sot e tutje të bashkohemi vetëm për gjëra të mira. Sheid për të mira dhe agjërim të pranuar për të gjithë ne.
Elvisi: Babi ku është?
Sheidi: Atje, tek spitali… 24 orë atje është.
Elvisi: Ty Zoti ta shpërbleftë, është sakrificë e madhe, por gjithsesi, duhet bërë durim, duhet të bëhesh i fortë. Zoti thotë në Kuran, pas vështirësisë do të vijë lehtësimi. E në të vërtetë, ashtu do të ndodhë. E kanë thënë njerëzit e dijes, duke qenë se është përforcuar dy herë kjo thënie, është dashur të ngulitet në mendjet e të sprovuarve, se Zoti nuk do t’i harrojë.
Sot po sprovohet familja juaj, nesër mund të më ndodhë mua diçka, një ditë tjerër një tjetri. Ti vetë çfarë ëndrre ke të bësh në jetë?
Sheidi: Unë dua një të ardhme të mirë, të jetoj me familjen time, të jemi të gjithë bashkë.
Elvisi: Shumë njerëz e kanë parë rastin tuaj dhe janë përgjigjur… por edhe janë lutur. Janë me ju. Kuptohet se neve tani do të na keni gjithmonë në krahë. Tani ke vëllezër të mëdhenj, ke motra shqiptarë, do të çuditesh edhe vetë, sesi do të jenë afër teje. Emisioni ynë e ka sensibilizuar rastin.
Me prindërit nuk ka, ne themi babai e nëna si dielli e hëna. Kjo shprehje rrjedh nga Kurani famëlartë. Kur të vjen një sprovë, duhet me qenë i duruar. Tregohet se një mik i Pejgamberit, sëmuret. Doktori, në një vend të huaj, i thotë s’kemi çfarë të bëjmë, duhet tët prejmë këmbën se në të kundërt do të vdesësh. Ai pranoi. Duke u kthyer, ai ishte bashkë me djalin e tij. Djali u rrëzua nga kafsha dhe ndërron jetë. Iku me djalin dhe ai vdiq. Kur u afrua që hyri në qytetin e Medinës, njerëzit u çuditën kur panë se nuk e kishte njërën këmbë. E pyetën ku është djali, e ai u tregoi…
Thoshte një fjalë ai, ‘faleminderit Zot, shumë më dhe… pak më more.’ Njerëzit nuk e kuptonin, por ai thoshte, shumë më dhe, pak më more.
Ai takoi njerëzit e familjes e njerëzit erdhën për ngushëllim. Pasi e panë që ishte qetësuar e pyetën çfarë ishte ajo shprehje që thoje. Ai u tregoi, kam thënë një të vërtetë, sepse Zoti më dha mendjen, më dha shpirtin më dha zemrën, më dha dy duar e dy këmbë. Me të vërtetë më sprovoi e më mori një këmbë, por tjerat mi la… shumë më la, e pak më mori. E dyta, Zoti më dha disa fëmijë, shumë më la e një më mori.
Pra varet sesi e shikon sprovën. Mund ta shikosh nga një dimension ku nxjerr urtësi e jo të shkatërrosh veten tënde. Duhet ta shohësh edhe ti, se Zoti për çdo stres e problem që ke, do të të falë e ngrejë gradët. Asgjë nuk ndodh rastësisht në këtë univers Sheid.
Kështuqë, bëhu i fortë vëlla e Zoti pas kësaj sprove, unë jam i sigurt, se do t’i shohësh gjërat e mira, do të shohësh ndihmën, suportin për familjen tënde. Inshallah keni jetë të gjatë, pse jo edhe nëna se ato janë punë të Zotit… do ta shohësh që do të keni jetën e gjatë, do të bëni juve për mirë e Zoti pas lotëve të trishtimit, do t’ju japë lotë gëzimi. Edhe neve, do të na keni hap pas hapi, jo vetëm për një shtëpi që kemi marrë përsipër, jo vetëm për një pension… por ne prap do të jemi bashkë.
Sheidi: Zoti ju shpërbleftë
Elvisi: Lusim Zotin këto netë Ramazani, që Ai ta ketë në kujdes familjen tuaj. Asnjëherë nuk duhet tët shkojë ndërmend se kur njeriut i ndodh një sprovë, atëherë ai njeri ka bërë një faj. Kur Pejgamberi Muhamed ishte në Medine, ishte në një fazë ku kishte bërë shumë gjëra të mira. Ai kishte ardhur të sugjeronte, të këshillonte që njerëzit të ishin më të mirë, më solidarë, më bamirës, më të drejtë. Në ato 10 vite që ishte në Medine, i ndërron jetë djali i vogël, ende nuk i kishte mbushur 2 vjeç. Kur mjekët i thanë se do të ndërrojë jetë, Pejgamberit i rrodhën lotë. E pyetën përse, e ai u tregoi, lotët janë mëshirë. O biri im tha, zemra është e mërzitur, sytë lotojnë, por ne nuk themi asgjë përveçse atë që e kënaq Zotin… të Zotit jemi, e tek Zoti do të shkojmë. Mos harro se jemi udhëtarë në këtë botë, dikush do të udhëtojë më shpejt, dikush më vonë, por udhëtimi është i sigurt. Për këtë arsye, njerëzit e mirë, njerëzit që nuk kanë bërë padrejtësi ndaj të tjerëve, e presin këtë udhëtim me qetësi dhe në të njëjtën kohë i kalojnë sprovat më lehtë.
Kur janë sprovuar profetët e pejgamberët, atëherë kjo tregon se është një farkëtim, një provim që çdokush e kalon në këtë botë. Çdokush nga ne sprovohet. E di si është Sheid, e juaja sprovë është e madhe, por edhe e dukshme.Mami me të vërtetë është e sëmurë, por para se Zoti t’ja jepte sprovën, ajo i bëri 4 fëmijë, 4 ëngjëj. Pasi nëna është sprovuar, Zoti do t’ju japë juve begati, pasi Zoti në kohën që ka vendosur sprovën, ka vendosur dhe gjërat e mira që do t’i sjellë më pas.
Ju keni nevojë për një shtëpi, por edhe për shumë gjëra të tjera. Ne do t’ja arrijmë atyre. Mos u mërzit, bëhu i fortë. Të kanë rënë problematikat e hallet në moshë të re, por mos harro se kjo do të të forcojë e do të bëhesh më i aftë se të tjerët.
Ne u pamë për iftar, por radhës tjetër të shihemi për një gjë shumë të mirë.