“Shqiptarët, peng të nacionalizmave të ndryshëm”, Rexhepi: Komunat shqiptare drejt BE-së, edhe pa ato maqedonase

schedule16:44 - 21 Gusht, 2023

schedule 16:44 - 21 Gusht, 2023

Deputeti i pavarur në Maqedoninë e Veriut, Skënder Rexhepi komentoi deklaratën se komunat shqiptare në Maqedoninë e Veriut duhet ta vazhdojnë rrugën për në BE edhe veçmas nga ato maqedonase. Ai thotë se shqiptarët kanë qenë prej shumë vitesh peng i nacionalizmave nga pala maqedonase.

Në një intervistë që dha për emisionin “Ballkan Update” me gazetaren Linda Karadaku, deputeti thekson se subjektet politike shqiptare duhet të bashkëpunojnë me faktorin ndërkombëtar në mënyrë që komunat shqiptare në Maqedoninë e Veriut të nisin një rrugëtim ndaras nga ato maqedonase drejt BE-së.

“Realisht në 30 vitet e fundit shqiptarët janë peng të nacionalizmave të ndryshme që vijnë nga individë nga pala maqedonase. Ne shqiptarët kemi qenë zëri më u fuqishëm në vend pro kontributit në kuadër të BE-së. Ishte problemi me Greqinë për një kohë të gjatë dhe tani jemi në prag të fillimit të bisedimeve me bashkimin me BE-në dhe për fat të keq një grup i vogël individësh, deputetë nga pala maqedonase, duke menduar interesin e tyre për zgjedhjet e ardhshme shumë më tepër sesa për ardhmërinë e qytetarëve, konsiderojnë dhe mundojnë të krijojnë bllokim të rrugëtimit drejt BE-së.

Gjithçka ka kufi dhe është në pyetje, por derisa flasim në aspektin kolektiv, nuk do të heshtet një bllokim i tyre nëse vazhdon kështu. Ata që janë pro BE janë shumica e deputetëve maqedonas, shqiptare dhe të tjerë, njerëz të cilët janë në gjendje ta kuptojnë që në bisedime gjithmonë duhet të ketë kompromis. Edhe gjendja ekonomike dhe sociale është mjaft e brishtë dhe nëse mbetemi të ndarë nga BE, jemi të bindur se çmimin do ta paguajnë shtrenjtë gjenerata që vjen pas.

Besoj se nga zhvillimet që bisedohet në kuadër të mjaft subjekteve politike shqiptare por edhe nga qytetarët nuk është larg mendjes që të mendohet edhe në opsionin e bisedimeve për gjetjen e një zgjidhjeje bashkë me ndërkombëtarët që së paku nëse ky ngërç zgjat edhe më tepër, subjektet politike të mendojnë bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar për një rrugëtim tjetër ndaras drejt BE-së. Deri këtu kemi ardhur në bisedime paralele Shqipëria dhe Maqedonia e veriut, nuk do të ketë një mundësi as politike, as sociale dhe juridike që të durojmë izolimin që mund të na sjellë bashkimi ndërkombëtar në të ardhmen. Për këtë arsye mendoj se është një paralajmërim që nuk është dashur të ndodhë që të rrugëtojmë drejt BE-së.”, u shpreh ai./abcnews.al