Shqiptarët nuk njohin “Lekun”

schedule15:44 - 17 Nëntor, 2021

schedule 15:44 - 17 Nëntor, 2021

Nga Erblina Mile

Më shumë se gjysma e shqiptarëve e ngatërrojnë vlerën reale të lekëve.

Banka e Shqipërisë ka realizuar një anketë në bazë të cilës ka rezultuar se 54 % e qytetarëve  e identifikojnë  gabim vlerën e lekut

.Kjo ka krijuar shpesh herë konfuzion me çmimet dhe vlerat reale të transaksioneve të ndryshme.

Më problematike  identifikimi i vlerës së lekëve është për disa kategori të veçanta.

Për të shmangur këtë problematikë Banka e Shqipërisë ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi në universitete  dhe në shkolla  duke bërë apel  që vlera e lekut të lexohet siç shkruhet në kartmonedhë.

Kjo problematikë ka nisur që në reformën monetare të vitit 1965 e cila  solli zëvendësimin e kartëmonedhave të mëparshme Lek me kartëmonedha të reja, në raportin 10 me 1, duke ndryshuar në të njëjtën shkallë shprehjen e çmimeve, pagave dhe të çdo veprimi tjetër financiar./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!