Shqiptarët në shtëpitë e barit në Londër, Llabani: Punojnë nën hundën e policisë britanike

schedule21:35 - 28 Mars, 2024

schedule 21:35 - 28 Mars, 2024

Gazetarja Anduena Llabani në emisionin “360 Gradë” në ABC News, foli për fenomenin e të rinjve shqiptarë që emigrojnë në Britani dhe përfshirjen e një pjese të tyre në shtëpitë e barit.

Ajo tha se shqiptarët, të cilët punojnë me shtetasit turq, pakistanezë dhe afrikanë lihen të merren me prodhimin e lëndëve narkotike nën hundën e policisë britanike.

Të rinjtë që kanë pasur biznese në Shqipëri i shitën ato dhe ikën drejt Britanisë. Në periferi të Londrës janë këto shtëpie që ata punojnë dhe jetojnë. Shqiptarët, afrikanët, turqit, pakistanezë lihen të merren me prodhimin e lëndëve narkotike nën hundën e policisë britanike. Pse lihen që të prodhojnë dhe të hapin shtëpi bari? Duket sikur është një fushatë që ndërmerret. Në Londër çmimi është rritur dhe shtetit britanik e ka në kontroll mënyrën sesi shqiptarët punojnë, kanë preferuar ti mbajnë në kontakt dhe kur kanë konflikt mes grupeve, policia i lë të theren. Pra nuk ndërhyjnë.”, tha ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!