“Shqiptarët në SHBA, pro Trump”, Cana: Mbi 90 përqind duan të qeverisen nga republikani

schedule16:43 - 18 Tetor, 2024

schedule 16:43 - 18 Tetor, 2024

Biznesmeni shqiptar në New York, Vatan Cana ka thënë për emisionin “Faqja 4” se Donald Trump ka mbështetjen e shqiptarëve, që jetojnë në SHBA.

Ai ka theksuar se mbi 90 përqind e tyre duan të qeverisen nga republikani.

Sipas Canës, pavarësisht atentateve, mbështetja ndaj Trump vazhdon ende.

“Shqiptarët që jetojnë në Amerikë besoj që 90 përqind e tyre do ta votojnë Trump. Është një mbështetje e madhe ndaj Trump dhe të gjithë e duan.

Kjo ka të bëjë shumë se si ka ndikuar qeverisja e Joe Biden vitet e fundit, çmimet e shtrenjta dhe çdo vështirësi tjetër, prandaj shqiptarët e duan Trumpin dhe do ta votojnë atë. Në vendet si Nevada apo Michigan, besoj që nga tre, dy prej tyre, do i fitoi Trump.

Unë e kam parë dhe kur kanë ardhur në New York demokratët, dhe atë publik që ka Trump nuk e kanë ata. Unë besoj që dhe para atentatit, mbështetja ka qene e njëjtë ndaj Trump dhe vazhdon ende”, u shpreh Cana./abcnews.al