Marrëveshja e Ohrit e nënshkruar 17 vjet më parë, garantonte ndër të tjera të drejta të barabarta mes etnive shtetformuese. Por sipas eskspertëve, në Maqedoni kjo pikë nuk mund të quhet ende e përmbushur.
17 vjet më parë u nënshkrua Marrëveshja e Ohrit. Kjo marrëveshje i dha fund konfliktit mes UÇK-së dhe forcave të sigurisë së Maqedoni. Marrëveshja u ndërtua mbi pesë parimet themelore, të cilat u bashkëshoqëruan me ndryshimet kushtetuese, të cilat konfirmuan shoqërinë shumetnike maqedonase dhe ku u sanksionua se shqiptarët janë etni shtetformuese.
Marrëveshja kornizë synonte zhvillimin e qetë dhe harmonik të shoqërisë maqedonase duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë. Kjo garantohej përmes përmbajtjes së saj, ku decentralizimi ishte ndër pikat kryesore, pasi siguronte qeverisjen e tyre nga bashkësia më e madhe e popullatës që e përbën.
“Marrëveshja e Ohrit detyron autoritetet e qeverisjes qendrore të garantojnë përfaqësimin e drejtë dhe mos diskriminimin.”
E reflektuar në ligj kjo pikë e marrëveshjes kërkonte që në punësimet në administratën publike të sigurohej përfaqësimi i drejtë i bashkësive në të gjitha organet qendrore dhe lokale publike dhe në të gjitha nivelet e punësimit në këto organe.
Përfaqësimi në Gjykatën Kushtetuese kërkohet të bëhet mbi proporcionin e përfaqësimit në Kuvend sipas etnive. Shqiptarët që përbëjnë mbi 30 % të popullsisë maqedonase përmes Marrëveshjes së Ohrit iu garantohej e drejta e përdorimit si gjuhë zyrtare, krahas gjuhës maqedonase edhe ajo shqip. Simbolet kombëtare gjithashtu. Ndër parimet themelore të kësaj marrëveshjeje janë ndërrimi i pushteteve vetëm përmes zgjedhjeve te lira dhe demokratike si dhe garantimi i sovranitetit dhe integritetit territorial i Maqedonisë etj./abcnews.al