“Shqiptarët, më krenarë se kurrë”/ Guri: Diaspora, rol kyç për marrëdhëniet mes dy vendeve

schedule16:47 - 12 Maj, 2024

schedule 16:47 - 12 Maj, 2024

Mes qindra flamujsh kombëtar dhe europianë që valëviteshin pa pushim në stadiumin “Galatsi”, kryeministri shqiptarë u prit nga emigrantët në Greqi, të zgjedhur të parët në turin e takimeve që ai nisi këtë të diel.

Etmond Guri nga Federata e shoqatave shqiptare në Greqi, përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë për “Balkan Update” në ABC News, foli për vizitën e Ramës në Greqi ku tha se shqiptarët ndihen sot më krenarë se kurrë.

Ndër të tjera ai vlerësoi fjalimin e kreut të qeverisë, ku tha se si rrallë herë fokusi ishte te diaspora, ndërsa shtoi se diaspora luan një rol kyç për marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Si rrallë herë fokusi ishte te diaspora, kontributi i diasporës, puna që po bënë Shqipëria me Greqinë. Sot është ditë krenarie, fatmirësisht Rama nuk bëri politikë, por më shumë ishte një qasje ndryshe, ku fokusi ishte te diaspora. Në këtë këndvështrim është diçka e veçantë. Anëtarësimi në BE do të bëhet me ambasadorët e kombit që është diaspora që ka treguar se janë ata që kanë çelur hapat për anëtarësim në BE. Rama e di shumë mirë dinamikën që ka diaspora në Greqi. Shqiptarët në Greqi organizohen fuqishëm.”, tha Guri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!