Qytetarët shqiptarë së shpejti do të pajisen me kartë identiteti digjitale e cila do të aksesohet nëpërmjet telefonit. Projektligji është hedhur për konsultim dhe synon pajisjen me letërnjoftim digjital si rezultat i procesit të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian.
Qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi të pajisen me karta identiteti digjitale përveç atyre fizike.
Projektligji është hedhur për konsultim dhe synon që të përmbushë objektivat e qeverisë në drejtim të identitetit digjital si dhe zbatimin e skemave të sigurta të shërbimeve e-ID.
Ministri Brendshëm Taulant Balla tha se kjo nismë është shumë e rëndësishme dhe synon që të të dhënat e qytetarëve të aksesohen nëpërmjet telefonit .
“Ligji të na mundësojë prodhimin e dokumenteve digjitale. Synimi ynë është shkojmë drejt digjitalizimit dhe dokumentet të mos mbahen më në portofol, dhe të ecim përpara sa më shpejt të dokumenteve digjitale”, ka thënë Balla.
Parashikohet gjithashtu, që ky projektligj të siguroj një identitet digjital që mund të ndihmojë në luftën kundër krimit të organizuar dhe mashtrimeve në internet, duke rritur sigurinë dhe besueshmërinë e transaksioneve online.