“Shqiptarët largohen për një jetë normale, jo për më mirë”, Flor Binaj tregon nëse do t’i hyjë politikës

schedule11:28 - 29 Shtator, 2022

schedule 11:28 - 29 Shtator, 2022

Aktori i  humorit, Florjan Binaj ka qenë gjithmonë një ndër emrat publikë që ka ngritur zërin publikisht për problematika të ndryshme. Ndër më të fundit ishte protesta që u mbajt për rritjen e çmimit të naftës, ku u përball me shumë kritika dhe madje u përfol se do të hynte në politikë.

Në një intervistë që ka dhënë për Syri Tv, ai ka folur më shumë për këtë pjesë. Aktori tha se është përballur me shumë komente negative në rrjete sociale pasi shumë mendonin se do të kishte benefite nga kjo gjë por sipas tij, koha tregoi se kishte të drejtë dhe se tani kërkojnë sërish të ngrejë zërin.

A ka menduar të largohet nga Shqipëria?

Kush tha që jo. E kam menduar disa herë, e kam pasur një mundësi në vitin 2004, fitova të drejtën e studimit në një universitet italian, bëra provimin e gjuhës dhe e fitova. Por në atë kohë sa kisha filluar në “Portokalli” dhe bëra disa llogaritje dhe vendosa të rri. Ne të gjithë kemi miq e shokë që po ikin çdo vit.

Mua më ikin 3-4 shokë, dhe nuk është se janë në punë të këqija dhe fitojnë pak. Por është ajo që fitojnë këtu nuk ka më vlerë mbrapa, ajo që iu mësojnë fëmijëve nuk është i njëjti rregull që funksionon jashtë. Më së shumti ikin për fëmijët. Nuk është se fitojnë më shumë, por ndihen të vlerësuar.“, tha ai.

Duke folur për emisionin investigativ “Piranjat”, aktori i humorit shtoi më tej: “Ky vend ka shumë piranja të mira dhe të këqija. Siç ka njerëz të mirë dhe të këqij. Ne kemi piranjat e mira që duan të zbulojnë dhjamin që kanë vënë piranjat e këqija në kurriz të njerëzve të ndershëm.

A do t’i hyjë politikës?

“Hyrjen në politikë e shoh diçka shumë të largët. Këtyre që janë në politikë iu duhet një Ctrl z sepse kanë pasur mundësi 32 vite për t’ia dalë dhe nuk kanë mundur. Në shkollë nëse katër vjet nuk ia del të përzënë. Ne i sjellim dhe fusim prapë. Duhet një frymë e re me djem dhe vajza të tjera që ta bëjnë këtë gjë.

Jo këta që janë. Për sa i përket pengut, kam shumë projekte për të ardhmen. Për mua suksesi më i madh është familja.”, tha Flori. /abcneës.al