Shqiptarët kthehen në diskutim merkatoje, Uzuni mund të bëhet partner sulmi me Mauro Icardin

schedule08:18 - 29 Janar, 2023

schedule 08:18 - 29 Janar, 2023

Myrto Uzuni po zhvillon një kampionat shumë të mirë me Granadën. Sulmuesi i kombëtares shqiptare,kryeson renditjen e golashënuesve në ligën e dytë spanjolle me 14 gola në 22 ndeshje.

Mediat spanjolle shkruajnë se 27-vjeçari është në radarët e klubit turk të Galatasaray. Granada kërkon 12 milionë euro për kartonin e tij. Bisedimet vazhdojnë me klubin turk, edhe pse momentalisht ata nuk i plotësojnë dot kërkesat e klubit të Granadës. Nëse transferimi do të realizohet, Uzuni do të ishte në sulm bashkë me Mauro Icardin dhe gjithashtu do të gjente në ekip edhe Milot Rashicën.

Nga ana tjetër, në Premier League gjithashtu kanë shfaqur interes për të. Leeds United e pëlqen shumë sulmuesin shqiptar dhe ka kërkuar informacione rreth detajeve të transferimit.

Granada fitoi ditën e djeshme me rezultatin 2-0 ndaj Andorra, ku Myrto Uzuni ishte autori i këtoij dygolëshi./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!