Shqiptarët grabisin dhe rrahin brutalisht biznesmenin e njohur në Mykonos

schedule21:32 - 7 Shtator, 2020

schedule 21:32 - 7 Shtator, 2020

Pronari i një prej tavernave më të vjetra të peshkut në Mykonos , që ka funksionuar prej vitit 1976 , Nikos Skepathianos, ra viktimë e një sulmi brutal në orën 01.00 të së dielës në mëngjes, në shtëpinë e tij.

Mediat greke raportojnë se autorët shqiptarë u futën në shtëpinë e tij me qëllimin për ta grabitur, dhe tentuan të fusnin duart në kasafortën e tij, megjithatë biznesmeni i kuptoi dhe u përpoq t’i ndalonte.

Ata më pas  sulmuan biznesmenin duke e goditur në kokë dhe fytyrë me grushta, ndërsa ishin edhe të armatosur. Sipas informacionit, plani i autorëve të krimit ishte i organizuar mirë.

Ata e dinin që biznesmeni largohej nga taverna e tij me gruan e tij në ditët e fundit rreth mesnatës. Ata kishin llogaritur kohën që i duhej për të arritur në shtëpinë e tij.

Autorët e dinin për ekzistencën e kasafortës, pasi kishin informacion se pronari i tavernës mbante me vete të ardhurat e ditës, të cilat nuk janë të papërfillshme, pasi taverna e peshkut e Nikos Skepathianos është një nga më të vjetrat në ishull.

Kur autorët i sulmuan, pati një përplasje, si rezultat i së cilës zhurma detyroi vajzën e biznesmenit dhe pronarit të një lokali të njohur në ishull të zbriste nga shtëpia e saj, e cila ndodhet pak më shumë se ajo e prindërve të saj, për të parë se çfarë po ndodhte. Në fakt, sipas informacioneve, ajo u bë  dëshmitare okulare e ngjarjes.

Nga dritarja, ajo pa babanë e saj duke u sulmuar nga shqiptarë, të cilët, tashmë kishin marrë 10,000-12,000 euro në duar. Vajza njoftoi menjëherë policinë dhe  katër autorët u larguan. Ndërsa, biznesmeni ka marrë lëndime  pas përplasjes. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!