Shqiptarët e Luginës së Preshevës në pritje të një marreveshje Kosovë-Serbi

schedule12:57 - 9 Shtator, 2018

schedule 12:57 - 9 Shtator, 2018

Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë ende në pritje të arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, me shpresën se kjo do të përmirësonte dhe jetën e tyre.

Është ditë pazari në Preshevë. Shkëmbimi për ta ka nisur deri në Bruksel. Sa do të bien dakord nuk varet nga banorët këtu. Por, ata shpresojnë se tani tema e hapur nuk do të mbyllet pa një marrëveshje. Bashkimi me Kosovën ka ekzistuar më shumë si ëndërr politike. Kosova nuk i ka ndihmuar shumë zyrtarisht.

Kanë bërë protesta dhe ka qenë pjesë e konflikteve që nga të drejtat elementare, konfliktet me lapidrët e luftës së zhvilluar njezet vite më parë, e deri tek kërkesat për të qenë pjesë e institucioneve. Politikanët në Preshevë e Bujanovc ende besojnë se një gjë duhet të ndodhë.

Ragmi Mustafa, kryetar i PDSH: “Shqiptarët e Luginës së Preshevës aq më tepër duhet të inkurajohen, aq më tepër duhet të punojnë deri në bashkimin përfundimtar të Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës.”

Shaip Kamberi, kryetar i Komunes Bujanovc: “Nëse në tryezën e bisedimeve në Bruksel mbetet jashtë çështja e Preshevës atëhere situata do të vështirësohet edhe më tepër. Besoj se me mekanizmat që ka Serbia mund të nisë një fazë të represionit ndaj popullatës civile këtu dhe njëkohësisht nxit shpërnguljen në masë të popullatës shqiptare.”

Për ta adresa është Brukseli dhe rruga e paqes për të drejta, nëse jo në Serbi atëherë me bashkim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!