Turizmi shqiptar mbetet ende me ecuri të dobët. Sipas të dhënave të INSTAT rezulton se gjatë vitit 2021 kanë hyrë në vend 5.69 milionë persona me rritje të ndjeshme krahasuar me vitin e pandemisë por përsëri nën nivelin e vitit 2019. Gjatë 2019-ës, hyrjet e turistëve të huaj në vendin tonë ishin 6.41 milionë. Në këtë mënyrë rezultojnë se janë rreth 718 mijë turistë të huaj të cilët i kanë munguar sektorit të turizmit gjatë vitit të kaluar, kryesisht si pasojë e pandemisë.
Turizmi patriotik ka pësuar një rritje me 17,5% gjatë vitit që lamë pas duke dhënë kontributin kryesor në rritjen e numrit total të turistëve.
Gjatë vitit që lamë pas në Shqipëri kanë hyrë 2.6 milionë shqiptarë të Kosovës nga 2.2 që kanë hyrë në vitin 2019. Pra në territorin shqiptar kanë hyrë 400 mijë kosovarë më shumë. Kjo si rezultat i kufizimeve të pakta që ka pasur midis dy vendeve tona.
Vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri në 2021, janë nga Polonia e cila ka pasur rritjen më të madhe me 4,6 herë, Spanja dhe SHBA.
Për shkak të kufizimeve më të forta Greqia, ka pasur ndikimin më negativ në hyrjen e turistëve në vend. Në vendin tonë gjatë vitit të kaluar, kanë qenë rreth 319 mijë më pak krahasuar me vitin para pandemisë
Hyrja e turistëve nga Kosova
2021 2.6 mln
2020 1.3 mln
2019 2.2 mln
Turistët sipas viteve
2021 5.69 mln
2020 2.66 mln
2019 6.41 mln
/abcnews.al