Shqiptarët e Kosovës drejt bregdetit, radhë të gjata në Morinë

schedule08:41 - 7 Gusht, 2021

schedule 08:41 - 7 Gusht, 2021

Mijëra shqiptarë të Kosovës janë dyndur si çdo fundjavë drejt Shqipërisë për të kaluar pranë detit ditët e nxehta të gushtit.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se radhë të gjata kilometrike janë shënuar në pikën kufitare të Morinit në Kukës.

Pala shqiptare po punon me procedurë të përshpejtuar e me 8 sportele  por fluksi është jashtëzakonisht i madh, ndaj janë krijuar radhë kilometrike.

Rradhë e gjatë është edhe  segmenti Morine-Kukes tek Ura e Drinit të Zi, për shkak të fluksit të madh te mjeteve po shkojnë ne bregdet.

Vetëm gjatë muajit korrik janë përpunuar në hyrje-dalje në PKK Morinë rreth 1.2 milionë shtetas te Kosovës e vende te tjera te rajonit dhe 356 mijë mjete, 3 herë më shumë mjete dhe qytetarë krahasuar me korrikun e vitit 2020.

Kujtojme se java e pare e gushtit ka shënuar një fluks te jashtezakonshem te hyrjeve ne Shqipëri të shtetaseve të Kosovës me destinacion bregdetin shqiptar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!