Festivali “Different Trains” i rikthen publikut shqiptar instrumentistët virtuozë që interpretojnë në skenat botërore. Arben Spahiu, Liza Sopi dhe Enxhi Nini kanë treguar emocionet e rikthimit tek rrënjet.
Kuartetet e pranverës të Moxart dhe Brams bëjnë bashkë artistët virtuozë shqiptarë që interpretojnë në skenat botërore. Violinisti Arben Spahiu, i cili është koncert maestër në operan e Mynihut gjithnjë vjen me kënaqesi në shqipëri.
Ndërsa për Liza Sopin dhe Enxhi Ninin, ky është koncerti i parë para publikut shqiptar. Violonçelisti Vlorent Xhafaj, i cili është edhe drejtor artistik i këtij festivali, synon që të sjell gjithnjë emrat më të mirë në Shqipëri.
Më 13 maj do të interpretoj në këtë festival, për publikun edhe violinisti me famë botërore shqiptari, Tedi Papavrami./ABC News Albania 24/7