“Shqiptarët duhet të përfaqësojnë interesat e tyre”, Nika: Deputeti Nimanbegu u tërhoq, të tjerët morën poste

schedule18:48 - 1 Nëntor, 2023

schedule 18:48 - 1 Nëntor, 2023

Kryetari i Këshillit të Shqiptarëve të Malit të Zi, Faik Nika ka deklaruar shqiptarët vendosën të jetë pjesë e qeverisjes së re të Malit të Zi, madje disa prej tyre kanë marrë dhe poste ministrore. Ndërsa, deputeti Genci Nimanbegu dha dorëheqjen.

Në një lidhje me Skype për “Special Report”, Nika ka theksuar se dyshojnë se mund të ketë dhe një agjentë të fshehtë, por që mbetet e ardhmja që do ta vërtetojë.

LEXO EDHE: “Mali i Zi ndodhet mes dy rrugëve”, Nika: Të zgjedhë orientimin nga Perëndimi ose destabilizimin

Sipas kryetarit të Këshillit, shqiptarët duhet të përfaqësojnë interesat e shqiptarëve qoftë me investime në zonat ku janë shqiptarët, qoftë për të drejtat e shqiptarëve për përfaqësim në institucionet e sistemit publikë.

“ Shqiptarët vendosën që të jenë pjesë e kësaj qeverie, me atë rast zoti Nimanbegu nuk ishte dakord dhe vendosi të mos qendrojë në parlament. Ndërsa, subjektet e tjerë kanë marrë pjesë dhe kanë marrë dhe poste ministrore. Tani janë dy elemente që duhet të bëhen të qarta, është politika publike të cilën e ka deklaruar qeveria aktuale që thotë se jam 100% e përkushtuar pro orientimit perëndimor të Malit të Zi. Nëse mund të dyshojmë se mund të ketë ndonjë agjent të fshehtë, të cilët këta nuk e paraqesin por mbetet dhe e ardhmja do ta vërtetojë këtë. Sigurisht, shqiptarët duhet të përfaqësojnë interesat e shqiptarëve aty, qoftë me investime në zonat ku janë shqiptarët, qoftë për të drejtat e shqiptarëve për përfaqësim në institucionet e sistemit publikë”, u shpreh Nika./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!