Shqiptarët drejt Hungarisë edhe me vaksinën ruse dhe kineze, hyn në fuqi marrëveshja

schedule10:39 - 10 Qershor, 2021

schedule 10:39 - 10 Qershor, 2021

Këtë të enjte ka hyrë në fuqi marrëveshja Shqipëri-Hungari për njohjen e ndërsjelltë të certifikatave të vaksinimit ndaj Covid-19.

Nga kjo marrëveshje shqiptarët kanë mundësi që të vizitojnë Hungarinë me një certifikatë vaksinimit dhe hungarezët po njësoj Shqipërinë, edhe me vaksinat ruse dhe kineze përveç atyre të miratuara nga EMA.

Ndërkohë marrëveshja është firmosur nga kryeministri Rama gjatë vizitës zyrtare në Hungari.

“Njoftim! Që nga 10 qershori 2021, marrëveshja midis Shqipërisë dhe Hungarisë për njohjen reciproke të certifikatave të imunizimit hyn në fuqi. Sipas kësaj marrëveshjeje, shtetasit shqiptarë dhe hungarezë, të cilët mbajnë një vaksinim kundër certifikatës Covid-19, mund të hyjnë në territoret e Shqipërisë dhe Hungarisë pa iu nënshtruar kufizimeve pandemike”, thuhet në njoftimin e ambasadës shqiptare në Hungari.e.su./abcnews.al