Shqiptarë në kamion, caktohet fati i britanikut

schedule10:15 - 14 Maj, 2019

schedule 10:15 - 14 Maj, 2019

Dy vite burg për kontrabandistin Jamie Parsons, i cili tentoi të fuste ilegalisht 6 shqiptarë në Britani në Gusht të vitin 2017. 31-vjeçari u ndalua nga oficerët e Forcave Kufitare në Zonën e Kontrollit të Mbretërisë së Bashkuar në Coquelles të Francës.

Ai u kap teksa po drejtonte një makinë për kamping dhe pretendonte se po kthehej nga një udhëtim në Belgjikë.  Por, pas dyshimeve të policisë atij iu bë një kontroll në makinë, ku iu gjetën në total 6 shqiptarë, të cilët kishin paguar për tu futur në Britani.

Shqiptarët e fshehur në makinë ishin katër burra dhe dy gra, të cilët nuk kishin dokumentacion për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar. Jamie Parsons pranoi se ndihmoi shqiptarët për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin. Ndërsa shqiptarët identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur iu dorëzuan autoriteteve franceze./abcnews.al