Shqiptar shtypet nga treni, i ati përlot me dedikimin

schedule20:15 - 1 Maj, 2019

schedule 20:15 - 1 Maj, 2019

Një aksident tragjik ka ndodhur në Oberglatt të Zyrihut në Zvicër, ku një 17-vjeçar shqiptar i Kosovës ka gjetur vdekjen. Adoleshenti është gjetur i pajetë në shinat e trenit të këtij qyteti. Viktima u identifikua si Rinor Bunjaku i cili ishte me origjinë nga Gjilani i Kosovës dhe jetonte prej kohësh në Rümlangu i Cyrihut.

Sipas familjes Bunjaku, tregojnë se ende nuk i dinë rrethanat e vdekjes së 17-vjeçarit por vetëm dinë se ai është goditur nga treni dhe më pas ka humbur jetën në vend. Ndërkohë babai i tij ka shkruar disa statuse që kanë prekur zemrat e qindra njerëzve në Facebook. Ndërsa familja njofton se varrimi i të ndjerit do të bëhet të premten, më 3 Maj në orën 13.00 në varrezën “Friedhof Chilisbaum”, Ifangstrasse 100 në Rümlang/ZH./abcnews.al