Një 38-vjeçar është arrestuar në Shkodër në kuadër të operacionit ‘‘North Forex” që lidhet me “call center”-at. I arrestuari nga forca e posaçme “Shqiponja” është K. M., 38 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër më datë 21.11.2021, i ka caktuar masën e sigurisë ‘‘Arrest në burg“, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Më herët, në kuadër të këtij operacioni janë vënë në pranga 9 persona të cilët kishin krijuar një skemë mashtrimi kompjuterik nëpërmjet programeve dhe platformave të ndryshme si Vicidial, Forex dhe Exchange duke mashtruar të huajt.
Ndërkohë që sot nga operacioni për “call center”-at u arrestuan 18 persona dhe u shoqëruan mbi 60 të tjerë./ Abcnews.al