Agjencia evropiane për bashkëpunim të zbatimit të ligjit (Europol) tha se në një operacion të përbashkët kundër trafikantëve të drogës, janë arrestuar 45 persona. Europol tha se ky operacion ishte “goditje nga kriminelëve shqipfolës që kanë vërshuar Evropën me kokainë”. Ky operacion i madh, që është zhvilluar kryesisht në Spanjë dhe Belgjikë, vlerësohet të jetë në kuadër të operacioneve të gjera kundër importit në sasi të mëdha të drogës nga Amerika Latine.
Duke folur për këtë grup kriminal, gazetarja Erisa Zyka, tha në “Radarin Informativ” ka zbuluara edhe skemën se si arriti policia belge të godas dhe të hyjë në këtë grup kriminal. Zyka është shprehur se në këtë operacion janë kapur, diamante dhe sende të tjera me vlerë.
“Është zhvilluar në 7 shtete në orën 6 të mëngjesit për të zbërthyer një rrjete trafiku ndërkombëtar. Ka qenë policia federale. Dhe 30 arrestimet kanë ardhur nga 49 kontrolle në Belgjik plus në vendet e tjera. Këto kontrolle kanë si konkluzion. Që bëhet fjalë për një rrjet të organizuar kryesisht nga shqiptarë. Thuhet që organizimi trafikantësh shqiptarësh e ka bazën në Roterdam dhe Anvers në porte. Marrin kokainë nga vendet e Amerikës Latine. Dhe ky transport bëhet me konteiner dhe me mjete lundrimi por edhe me avionë privat. Janë gjetur 1.2 milion “cash”. 20 kg kokainë. Më parë janë kapur 1.4 ton kokainë nga policia kolumbiane. Që do vinte ne portin e Anversit.” tha Zyka.
Sipas gazetares Zyka, i gjithë aksioni ka nisur dy vjet më parë, ku u zbulua në një garazh pesticide për të nxjerrë kokainën nga përzierje të ndryshme. Më pas policia belge ka arritur të thyej rrjetin “Sky ECC” që përdoret gjerësisht nga trafikantët.
“Duhet se janë disa grupe që koordinohen. Por si u zbulua grupi? Ka qenë një hetim që është bërë në një garazh dhe janë gjetur aceton që përdoret për të nxjerr kokainë në nga materiale të tjera. Janë gjetur kanabis dhe uniforma policie. Ka nisur një hetim në 2020. Dhe policia belge nuk e dinte se do shkonte deri këtu. Ka qenë infiltrimi i policisë belge në komunikimin e shqiptarëve nëpërmjet SKY ECC. Kjo platformë kanadeze është një rrjete komunikimi që përdoret nga trafikantët pafund. Ofron një siguri shumë të madhe” tha Zyka.
Gazetarja ka shtuar se policia ka infiltruar persona në këtë rrjet trafiku dhe në këtë mënyrë ka goditur bazat e tyre.
“Pra ka pasur të infiltruar. Ka pirateruar sistemin dhe është futur në sistem. Por i ka ardhur si dhuratë. Se grupet shqiptare përshkruhen si shumë të vështira për tu zbuluar. Pra nisi nga garazhi para dy vitesh.
“Janë gjetur karat kriptomonedhash në këtë aksion.”
“Ajo që është thënë raportohet se ka pasur një komunikim me belgëve dhe shqiptarëve. Kokat kanë udhëtuar në Kolumbi e në Dubai dhe vende të tjera për të krijuar lidhjet e tyre. Janë kapur sende e makina luksoze, diamante, e shumë kokainë. Ajo që nuk flitet për kombësi të tjera por ka përqendrim tek shqiptarët.”
“Operacioni u quajt si Shqiponja e zezë, se mafia shqiptare përdor lidhjet familjare dhe është e vështirë për tu kapur. Por në këtë rast u kap.” u shpreh Zyka. /abcnews.al/