Agron Vuka hapi debat pak javë më parë në Itali me pretendimin e tij se artefakti “mëlçia etruske” në muzeun Palazzo Farnese është përkthyer në mënyrë të gabuar dhe se etruskishtja rrjedh nga shqipja. Ai foli ditën e sotme në emisionin “Abc-ja e mnëgjesit” lidhur me tezën e tij, teksa tha se studiesit italianë i shmangen përballjes së fakteve.
Dhe studiuesi Agron Dalipaj mbështeti tezën se gjuhët indoevropiane i referohen vetëm shqipes dhe vetëm ajo mund t’i zbërthejë fjalët e tyre. “Fjala pauza në fjalorët etimologjik në Itali quhet se vjen nga pauza e latinishtes. Për këtë fjalë të gjithë autorët italianë thonë se është një fjalë me burim të errët. Pa-u-za, po ta ndajmë në rrokje kthehet në një fjali të shqipes.
Kjo domethënë se fjalët e gjuhëve indoevropiane janë fjali embriomorfe të shqipes dhe këto fjali kur përngjiten krijojnë fjalë për vetë shqipen dhe të gjithë gjuhët indoevropiane. Duhet të fillojnë nga shqipja, është e pamundur që etimologjia e një gjuhe pa marrë në konsideratë 370 embriomorfe të shqipes, gjuha e cila ka shërbyer si model për krijimin e gjuhëve të tjerë.”, tha ai. /abcnews.al