“Gjuha shqipe dhe emrat e krishterë” është botimi më i fundit nga Sazan Guri dhe Agim Busulla. Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ata kanë ndarë detaje nga ky libër, duke theksuar se në këtë botim zbulohet gjithçka, nga emrat fetarë që shpjegohen me shqipen, deri te bibla.
Sipas Busullës, të vetmit që e ruajtën gjuhën e vjetër janë shqiptarët.
“Latinishtja është një gjuhë ekzistuese përveç shqipes, që i jep kuptim emrave. Sepse të gjithë popujt janë të vjetër dhe kjo lidhet me të shkuarën, por të vetmit që ruajtën gjuhën e vjetër janë shqiptarët.
Sepse ne mund të marrim shembull gjuhën italiane të vjetër vulgare dhe të sotmen. U krijua Akademia që vazhdon ende sot, por ka përparuar vulgariteti. Baza e gjuhës ishte shqipja, por anëtarët e Akademisë, e pastruan”, u shpreh ai.
Ndërsa, Sazan Guri mori disa shembuj nga bibla, se si emrat e krishterë kanë shpjegime etimologjike me gjuhën shqipe.
“Emanueli sepse aty ra ylli, sepse ky është ai zoti ra në tokë. Ai që e man el(yll). Natale është e thjeshtë, nat-ale. Joshua-Jeshua.”, tha ai./abcnews.al