Diplomati Besnk Mustafaj ka bërë, i ftuar në studion e Abc, një analizë të dy kandidatëve presidencialë në SHBA. Presidenti Donald Trump nuk ka kohezion, koherence, shprehet Mustafaj, por shton ai, ka një strategji që përputhet me vizionin e tij.
Kurse, Biden nga ana tjetër, thotë Mustafaj, është klasik dhe nuk do të punonte pa një ekip. “Eshtë i vetmi president që fjalimeve që ia përgatit ekipi, ua jep vetë dorën e fundit.”
Sa i përket votës së shqiptaro-amerikanëve, Besnk Mustafaj thotë se ajo mund të ketë peshë vetëm në Michigan.
I pyetur se cili nga kandidatët, duke u bazuar nga politik-bërja e tyre do të ishte më i përshtatshëm për vendin tonë, Mustafaj thotë se Biden është më i qartë dhe më premtues, por shton ai, “nuk jam pesimist edhe nëse fiton sërish Trump. s.b/abcnews.al/